Të gjitha lajmet

ANALIZAT VERORE

Vera te Liverpool

Vera te Liverpool

Shkruan: LUAN MORINA

16 Qershor, 2017 @16:58

Të shesësh Alberto Morenon për 15 milionë euro është vjedhje e madhe!

Mamadou Sakho e Lazar Markovic prapë i ha tregu. Sidomos nëse gjejnë ekipet që ju kryejnë punë, siç ishte Sakho tek Crystal Palace.

Sidoqoftë, kjo strategjia e Liverpool për të shitur një herë e pastaj të blejnë me ato para, nuk është diçka e mençur. Aq më pak për një ekip anglez që këtë vit do të provoj suksesin edhe në Ligën e Kampionëve. Katër gara dhe dritare e kushtëzuar e transferimeve nuk është mënyra e duhur për tu përgatitur për sezonin e radhës.

Porta…

As Mignolet e as Karius nuk janë super-portier. Ndoshta me kalimin e kohës ky i dyti e Danny Ward mund të gjejnë një ngjitje në formë, për momentin nuk janë kalibër kampioni. Megjithatë, Liverpool ka problem tjera më të mëdha.

Mbrojta…

Dyshja Matip dhe Lovren nuk janë të dobët. Si krejt ekipi i Liverpoolit, as këta nuk janë të klasës më të lartë, por janë të kapërcyeshëm për një sezon. Largimi i Sakhos do të duhej të sillte një qendërmbrojtës gjysmë-startues për të ndihmuar Klavanit e Gomezit si rezerva të plota.

Krahu i majtë është aty ku vuan dhe do të vuaj Liverpooli edhe sezonin e ardhshëm nëse nuk sjellin dikë. Moreno nuk kryen kurrë punë këtu, e Milner nuk mund ti përsërit dy sezone mbi-mesatare në këtë pozitë. Edhe ashtu nuk ka qenë ndonjë kontribuues i dobishëm, pos në konvertimin e penalltive që nuk është puna kryesore e një mbrojtësi të majtë.

Clyne është i mirë në të djathtë, e edhe talentet rezervë s’janë të këqija.

Mesfusha…

Bashkë me Milnerin, kemi edhe Lucas Leiva i cili është rrezik permanent për vet ekipin e Liverpoolit. Edhe falas po ta largonin do të ishte më mirë se sa ta startonin në pozitën e qendërmbrojtësi, apo në ndonjë ndeshje eventuale në Ligën e Kampionëve. Henderson është i mirë në pozitën e shkatërruesit, por këpucët e Gerrard zor ti mbath – as ky as ndonjë tjetër.

Lallana ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm, bashkë me Wijnaldumin e Coutinhon. Me të tre në formë, e të shëndosh, Liverpooli do të kishte një mesfushë ndër më të mirat në Evropë. Por, me krejt aferat rreth një largimi të Coutinhos, dhe një formë jo të vazhdueshme, do të ishte më mirë që ta shisnin për para të mira kudo që dëshiron të shkojë.

Sulmi…

Roberto Firmino nuk është qendërsulmues. Daniel Sturridge aq më pak. Divock Origi mbetet opsioni më i mirë i një 9shi klasik tek Liverpooli. Klopp më shumë pëlqen të luaj me një 9sh fals, ashtu siç bënte me Aubameyangun, por asnjëri nuk është aq vrastar sa Aubameyang para portës.

Sadio Mane ka qenë ndër transferimet më të qëlluara viteve të fundit në Premier League dhe një sezon i plotë pa lëndime do ta bënte atë ndër krahët më produktiv në Evropë.

Solanke për momentin duket interesant. Edhe jo, nuk është herët për ti besuar pozitën e qendërsulmuesit.

Kalendari…

Megjithatë, kalendari i ngushtuar i ndeshjeve i cili veç sa do të ngarkohet më shumë këtë sezon s’do të ndihmoj në rënien e numrit të lëndimeve me kaq pak opsione në ekip.

Kushtëzimi për largime para se të nisin ardhjen, koprracia e drejtuesve për të vazhduar shpenzimet nuk mund të mbulohen nga motivimi i Kloppit, e aq më pak nga historia goxha e vjetër e këtij ekipi.

Përndryshe mund të shndërrohen në një Arsenal që nuk shpenzon edhe gjithnjë tenton vetëm një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

KËTU LEXONI: VERA NË AC MILAN

TRAJNERI I RI

Liria zyrtarizon Bledi Shkëmbin

16 Qershor, 2017 @15:55

Pas përfoljeve dje, sot nuk ka vonuar edhe zyrtarizimi. Liria e...

CRISTIANO RONALDO

Dridhet Madridi, Ronaldo dëshiron të largohet!!!

16 Qershor, 2017 @14:50

Njoftimi i botuar në të përditshmen portugeze, A Bola, sot ka...

TE SHKËNDIJA

Treshja bëhet me kontrata profesionale

Foto: kfshkendija.com

16 Qershor, 2017 @14:33

Sulmuesi anësor Ilas Çilafi nga shkolla e futbollit Shkëndija, si...

XHEVDET SHABANI

Drita kthen Shabanin

Xhevdet Shabani në stinorin e fundit me fanellë të Besës/ BOROZANI/ A. P.

16 Qershor, 2017 @14:20

Mesfushori ofanziv i deritashëm i Besës së Pejës, Xhevdet Shabani...

LETRA E UJKANIT

Kapiteni Ujkani i adresohet popullit të Kosovës

BOROZANI/ A. Paçarizi

16 Qershor, 2017 @0:39

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, në emër të...

CLAUDIO RANIERI

Ranieri gjen ekip të ri

16 Qershor, 2017 @0:15

Trajneri simpatik italian, Claudio Ranieri, që riktheu famën e tij...

GIGI DONNARUMMA

Donnarumma pranë kampionit të Europës

16 Qershor, 2017 @0:06

Portieri i ri i Milanit, që sot edhe zyrtarisht refuzoi vazhdimin e...

ARSENAL KTHEHET MBRAPSHT

Refuzohet oferta për Cuadradon

15 Qershor, 2017 @23:59

Mesfushori kolumbian i Juventusit, Juan Cuadrado, është synim i...

MARCO VERRATTI

Verratti i thotë “po” Barcelonës

REUTERS/Arkiv

15 Qershor, 2017 @23:49

Mesfushori i talentuar i Paris St Germainit, Marco Verratti, i ka...

WALTER ZENGA

Zenga mund të jetë zëvendësues i De Biasit?!

15 Qershor, 2017 @23:41

Mediat italiane kanë nisur të përfolin emrin e trajnerit të ri...

CLAUDIO RANIERI

Ranieri gjen ekip të ri

16 Qershor, 2017 @0:15

Trajneri simpatik italian, Claudio Ranieri, që riktheu famën e tij...

ARSENAL KTHEHET MBRAPSHT

Refuzohet oferta për Cuadradon

15 Qershor, 2017 @23:59

Mesfushori kolumbian i Juventusit, Juan Cuadrado, është synim i...

HARRY MAGUIRE

Leicester blen mbrojtës 20 milionësh

15 Qershor, 2017 @23:19

Skuadra që dy stinorë më parë befasoi botën e futbollit duke u...

HOLANDEZI NË PREMIER LEAGUE

Davy Klaassen te Everton

15 Qershor, 2017 @23:15

Everton nuk ka të ndalur. Pasi që zyrtarizoi transferimin e...

JORDAN PICKFORD

Everton thyen rekordin për transfer të portierit britanik

Jordan Pickford, derisa ishte pjesë e Sunderlandit

15 Qershor, 2017 @23:10

Skudra nga qyteti i Liverpoolit, Everton, ka thyer rekordin e...

Të gjitha lajmet nga Premier League