Të gjitha lajmet

ANALIZAT VERORE

Vera te Manchester City

Vera te Manchester City

Shkruan: LUAN MORINA

15 Korrik, 2017 @22:52

Disa transferime të hershme për të hequr gajlet më pak të rëndësishme ndoshta. Ederson në portë, me shpresën që s’do të pësojnë njëjtë sikur me transferimin e Bravos; dhe Bernardo Silva në krah sulmi për të mbuluar një repart tashmë mirë të mbushur me talente si Sane, Sterling e De Bruyne. Në rregull, Sterling nuk është kushedi çfarë talenti, e edhe De Bruyne më shumë është një mesfushor ofensiv, por edhe ky bashkë me Silvan mund të luaj në çdo pozitë që i kërkohet. Silva është kthyer në një Yaya Toure që ka mbuluar çdo pozitë që i është kërkuar vitin e kaluar.

Sidoqoftë, City ka ende nevojë për transferime.

Porta

bra

Hart do të largohet. Bravo do të mbetet për të zëvendësuar Edersonin. Të dy do të jenë nga ata që do të luajnë me këmbë!

Mbrojtja

komp

Është vit i mirë për Guardiolën. Sagna, Zabaleta, Clichy ikin. Stones nuk ka pasur vitin më të mirë të tij, por edhe nuk mund të pritet më shumë nga ai. Ngjashëm edhe Otamendi. Nuk janë klasë e Kompany. Mangala e Denayer mund të ofrojnë zgjidhje të tretë, por në rast se marrin një qendërmbrojtës, të dy këta ikin.

I vetmi krah mbetet Kolarov. Krahët e mbrojtjes së Tottenhamit janë të mundshëm të transferohen, ose Bertrand. Edhe Mendy duket të jetë alternativë e mirë me pazarin e Cityt në Francë.

Mesfusha

yaya

Pjesa defensive është e kompletuar. Edhe një krahë sulmi do të kryente punë pos Bernardo Silva. Por, vetëm nëse është diçka i jashtëzakonshëm. Si Alexis Sanchez, apo edhe Aubameyang. Do të ishte ide interesante sjellja e Bale. Manchester City është në mesin e tri ekipeve që do të mund të transferonin atë.

Sulmi

Aguero, Gabriel Jesus. Edhe Bony me Iheanachon janë të mirë për League Cup. E vetmja gjë që nevojitet është shëndeti i këtyre. Për Agueron e dimë se nuk mund të duroj kalendarin anglez. Ngjashëm ka ndodhur edhe me Jesus.

agu

Sidoqoftë, sulmi nuk është primar. Pak a shumë janë të kompletuar si ekip. Vetëm dy krahë mbrojtjeje dhe koha që Pep Guardiola të tregoj prekjen e tij magjike. Pas 400 milionë euro të investuara, ama s’ka lidhje!

ANALIZAT VERORE

Vera te AS Roma

13 Korrik, 2017 @9:03

Një agim i ri tek Roma! Me Monchin si drejtor të ri të futbollit,...

SHERIFF 1-0 KUKËSI

Kukësi beson në rikthim, Koliçi i mban në lojë

Fotografitë e ndeshjes: fc-sheriff.com

13 Korrik, 2017 @8:29

Përkundër humbjes minimale nga Sheriff Tiraspol dje në Molldavi,...

PREJ ZURICHUT TE LEGIA

Legia prezenton Armando Sadikun

Armando Sadiku me fanellën e ekipit të tij të ri/ Foto: Legia.com

13 Korrik, 2017 @7:36

Skuadra polake, Legia nga Varshava, ka prezentuar dje sulmuesin e ri...

EUROPA LEAGUE

Hasani: Nuk do ta kemi lehtë

12 Korrik, 2017 @17:00

Kapiteni i Shkëndijës Ferhan Hasani në konferencën për shtyp...

JUVE / PSG

PSG zyrtarizon Alvesin

12 Korrik, 2017 @16:43

Ylli brazilian, Daniel Alves, zyrtarisht u bë lojtari i Paris Saint...

ANALIZAT VERORE

Vera te Tottenham Hotspurs

15 Korrik, 2017 @9:35

Spurs luajnë futbollin më të bukur ndoshta në ishull. Për më...

ANALIZAT VERORE

Vera te Chelsea

14 Korrik, 2017 @9:16

Shtatëdhjetë milionë për Alex Sandron?! Kur e ke Marcos Alonson,...

STEVE MANDANDA

Rikthehet Mandanda

12 Korrik, 2017 @8:25

Portieri i reprezentacionit të Francës, Steve Mandanda, i është...

CALEB EKUBAN

Prej Partizanit, në Leeds United

12 Korrik, 2017 @8:19

Futbollisti që luajti si huazim te Partizani i Tiranës në stinorin...

KAPITENI I UNITEDIT

Kapiteni i ri, Carrick

Michael Carrick emërohet kapiten i ri i Manchester Unitedit, pas largimit të Wayne Rooneyt nga ekipi.

12 Korrik, 2017 @8:02

Manchester United ka emëruar kapitenin e ri të ekipit, pas largimit...

Të gjitha lajmet nga Premier League