Të gjitha lajmet

ANALIZAT VERORE

Vera te PSG

Vera te PSG

Shkruan: LUAN MORINA

3 Korrik, 2017 @15:07

Francezët janë ndër dy ekipet e vetme në Evropë që mund të jenë deponi bërllogu për ekipet tjera. Jesse! Tashti Pepe! Ose jo!

Unai Emery do të duhej shkarkuar. Sikur të kishte trajner më të mirë në dispozicion edhe do të shkarkohej!

PSG i nevojiten emra. Emra për t’i bërë reputacion, emër. Ata mungojnë dhe për Ronaldon e Balen do të mund të ofronin edhe 200 milionë euro. Vetëm atëherë do të mund të fusnin veten në konkurrencë me të mëdhenjtë.

Porta

Kevin Trap e Alphonse Areola janë të mirë në portë. Është repart i kompletuar mirë që nuk kërkon vëmendje për momentin.

Mbrojtja

Thiago Silva është plakur. E vetmja gjë e mirë që mund të bëj për ekipin është të shpërndaj përvojë tek Marquinhos dhe sidomos Kimpembe. Kurzawa mbetet i vetëm në të majtë me pensionimin e Maxwell, derisa krahu i majtë me Aurier e Meunier është shkëlqyeshëm i mbuluar. Megjithatë nevojiten edhe së paku dy emra në mbrojtje – i majtë dhe qendër.

Mesfusha

Krychowiak del të jetë humbje parash. Me të në ekip, Verratti, Matuidi e Rabiot do të ishin edhe më të përkyer. Kanë pasur ndeshje të shkëlqyeshme sezonin e kaluar. Të tre janë talente ekstreme për pozitat e tyre dhe me Nkunkun në rritje do të bëjnë njërën prej mesfushave më të mira në Evropë.

Sulmi

Cavani i vetëm nuk mund të kryej punë. Por ka qenë i jashtëzakonshëm me largimin e Ibrahimovic duke u zhvendosur në qendër. Lucas ka pasur sezon të mirë, e Draxler ka qenë blerja më e mençur e vitit tek PSG. Ben Arfa e Pastore janë keqpërdorur. Nuk janë përdorur mjaft. Gonçalo Guedes nuk ka gjetur mjaft hapësirë, e Di Maria ka qenë ai i cili është gjithmonë – i luajtshëm në formë.

Mbappe, Aubameyang, Aguero? Cilido që vjen ka vend këtej. Vetëm a ekziston dëshira për të ardhur.

Kanë ekip të mirë, por prurje të reja do të ishin të nevojshme për të bërë vendin aty ku aspirojnë. Këta që janë nuk mjaftojnë.

 

ANALIZAT VERORE

Vera te Juventusi

2 Korrik, 2017 @14:55

Çka do të ndryshonit në një ekip që dominon ligën kombëtare...

ANALIZAT VERORE

Vera te Dortmundi

1 Korrik, 2017 @13:39

Edhe këtë vit, Dortmund ka përfunduar pazarin ende pa nisur mirë....

KONFIRMOHET

Maqedoni - Shqipëri luhet në Strumicë

1 Korrik, 2017 @9:29

Pas kërkesës nga Federata Maqedonase e Futbollit, ndeshja e 5...

CHAMPIONS LEAGUE

Trepça ‘89 vs. Vikingur, konfirmohen çmimet e biletave

30 Qershor, 2017 @20:22

Pak ditë para ndeshjes kthyese të Trepçës ‘89 ndaj Vikingurit,...

SUPERLIGA

Lojtarët aktual, Vllaznia iu vazhdon kontratat

30 Qershor, 2017 @20:12

Pas njoftimit të opinionit me përforcimet, sot Vllaznia e...

CLAUDIO RANIERI

Largohet nga ekipi në fund të stinorit

REUTERS/Arkiv

17 Maj, 2018 @13:38

Pas vetëm një viti të kaluar te Nantes, Claudio Ranieri, që...

PSG

Parisi zyrtarizon trajnerin e ri

14 Maj, 2018 @17:13

Është zyrtarizuar trajneri i ri i PSG-së. Bëhet fjalë për...

DANI ALVES

Edhe Alves mungon në Botëror!

11 Maj, 2018 @18:10

Kampionati Botëror “Rusia 2018” nuk do të ketë në dispozicion të...

COUPE DE FRANCE

Les Herbiers ndalet, Parisi kompleton tripletën

Foto: CdF/fb

8 Maj, 2018 @23:23

Skuadra që u bë senzacion në Francë e më gjërë, Les Herbiers,...

KOLUMNE

5 për fundjavë!

O.K / BOROZANI

28 Prill, 2018 @9:00

1 Freiburg – Koln (e shtunë, ora 3.30) E shtuna pasdite do të...

Të gjitha lajmet nga Ligue 1