Të gjitha lajmet

ANALIZË VERORE

Vera te Real Madridi

Vera te Real Madridi

Shkruan: LUAN MORINA

21 Qershor, 2017 @14:00

Asnjë! Asnjë transferim nuk i nevojitet Realit të Madridit sot!

Kanë dy ekipe të plota me të cilat mund të konkurrojnë në të tri fronet. Pos këtyre dy ekipeve, në Real kthehen edhe tri talente që kanë marrë përvojën më së të nevojshme sezonin e kaluar.
Diego Llorente, Marcos Llorente e Jesus Vallejo vijnë një vit më të pjekur dhe secili me mbi 25 ndeshje të djersitura sezonin e kaluar.

Porta

Donnarumma flitet si ardhje eventuale. Në mos këtë verë, verën tjetër. Nuk është ide e keqe. Përkundrazi, do të përshtatej me ekipin e fantastikëve në pjekje të Realit. Por, duke pasur parasysh që portierët arrijnë më të mirën në moshën 30 vjeçare, atëherë De Gea do të kishte qenë ndoshta zgjedhje më e mirë për momentin. Të dy janë më të mirë se Keylor Navas. Portieri i Kosta Rikës ka bërë disa lëshime kur është nevojitur më së paku të ndodhnin gjatë sezonit të kaluar. Casilla do të kthehet në portierin e tretë. Real do të transferoj një portier. Njërin nga De Gean apo Donnarumman.

VERA TE BARCELONA

Mbrojtja

Jesus Vallejo dhe Diego Llorente s’do të marrin minutazh të shumtë. Në fakt të dy mund të largohen edhe për një vit, por dyshoj që do të ishte e nevojshme. Një vit grumbullim me ekipin, përshtatje me atmosferën do të ishte e përkryer që në mot të konkurronin për ekipin e parë – atëherë kur Sergio Ramos s’do të mund të luaj 50 ndeshje në sezon.
Varane pa lëndime është i shkëlqyeshëm. Nacho Fernandez në qendër është shumë më i mirë se në krahë. Qendërmbrojtja është e mbuluar. Edhe krahët hiç më keq s’janë.
Marcelo me Zidane është kthyer në mbrojtësin e majtë më të mirë në botë. ka pasur sezon të mrekullueshëm. Coentrao si rezervë, bashkë me Nachon mund të kryejnë punë shumë mirë. Por, me ardhjen e Theo Hernandezit s’do të mbetej nevojë për asnjërin në këtë pozitë.
Carvajal ka pasur sezon edhe më të mirë me Zidane. Krahët e mbrojtjes kanë qenë të përkryer këtë sezon. Danilo është pajtuar që s’do të jetë kurrë ai që është pritur. Tek ky është vërejtur më së miri menaxhimi i Zidane.

Mesfusha

Çfarë do të ndërroje në mesfushën më të mirë në botë?! Do të largoje Jamesin e parehatuar, e edhe do të angazhoje më shumë Marcos Llorenten. Një ardhje eventuale e Dani Ceballos veçse do të jepte siguri për Kroos, Modric dhe Casemiron i cili këtë vit ka qenë i papërshkrueshëm.
I papërshkrueshëm ka qenë edhe Isco, i cili po di të adaptohet si mesfushor ofensiv sipas nevojës.

VERA TE LIVERPOOLI

Sulmi

Në fakt manipulimi me pjesën ofensive të sulmit ka qenë mjeshtëria më e madhe e Zidane ndoshta. Dhe në këtë pjesë ka angazhuar talentet më të mira që ka, me Marco Asension e Lucas Vazquezin. Qendra e sulmit ka pasur një Benzema të ringjallur, e me Moratan mund të ndërtojnë një të ardhme të artë.

Ekstremja

Po bëhet muhabet shitja e Ronaldos. Lojtari më i mirë në botë ka edhe nja dy vite të mira në vete, e si qendërsulmues mund t’i shtoj edhe nja tri ndoshta pas. Por, 150 milionë euro për të, së paku gjysmën për Benzeman e Bale, me 300 milionë të hyra Reali do të mund të siguronte një ekip për qejfi të Zidane. Plus largimi i James.
Mbappe si qendërsulmues, Ousmane Dembele si krahë sulmi, ose edhe Pierre Emerick Aubameyang. Njërin nga portierët, e edhe Verrattin. Pa asnjë largim, por edhe pa asnjë titull ndoshta sezonin e ardhshëm (tri herë me radhë Liga e Kampionëve do të bënte dinastinë më të madhe që nga Milani i 90tave, e Bayerni i 70tave), do të shërbente për rregullimin e një makinerie që do të shkelte gjeneratat në dekadën e ardhshme. Një gjeneratë galatikësh.

ANALIZË VERORE

Vera te Barcelona

20 Qershor, 2017 @13:56

Rikthime nga huazimi dhe vetëm një qendërmbrojtës., si dhe...

MANCHESTER CITY

Dani Alves e Guardiola pranë ribashkimit

20 Qershor, 2017 @13:40

Pas sezonit të mrekullueshëm te Juventusi, siç duket Dani Alves do...

MIQËSORE

Prishtina e Partizani organizojnë miqësore në Laç

20 Qershor, 2017 @13:33

Pas shortit të djeshëm ku Partizani e Prishtina i kuptuan...

MIQËSORE

Trepça ‘89 përmbys Astran

19 Qershor, 2017 @18:08

Në miqësoren e zhvilluar në Slloveni në kuadër të përgatitjeve...

FUTSALL

Vjen ftesa zyrtare, Liburni në garat evropiane

Foto: Borozani

19 Qershor, 2017 @18:00

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i klubit të Liburnit e...

KUPA E KONFEDERATAVE - GRUPI B

Kampioni i Botës mposht ‘kengurët’, e nis me fitore

19 Qershor, 2017 @17:44

Në ndeshjen e vetme të ditës së sotme, Gjermania e ka mposhtur...

ANALIZË VERORE

Vera te Barcelona

20 Qershor, 2017 @13:56

Rikthime nga huazimi dhe vetëm një qendërmbrojtës., si dhe...

CRISTIANO RONALDO

Dridhet Madridi, Ronaldo dëshiron të largohet!!!

16 Qershor, 2017 @14:50

Njoftimi i botuar në të përditshmen portugeze, A Bola, sot ka...

GIGI DONNARUMMA

Donnarumma pranë kampionit të Europës

16 Qershor, 2017 @0:06

Portieri i ri i Milanit, që sot edhe zyrtarisht refuzoi vazhdimin e...

MARCO VERRATTI

Verratti i thotë “po” Barcelonës

REUTERS/Arkiv

15 Qershor, 2017 @23:49

Mesfushori i talentuar i Paris St Germainit, Marco Verratti, i ka...

EUROPEAN SUPERCUP

Dalin në shitje biletat për Real-Manchester

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2017 @14:06

Sot uefa.com ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje online...

Të gjitha lajmet nga La Liga