Të gjitha lajmet

AUSTRALIAN GP

Vettel fiton, gabimi kompjuterik lë Hamiltonin pas

Vettel duke festuar fitoren e parë të stinorit/ Foto: Eurosport via Reuters

Vettel fiton, gabimi kompjuterik lë Hamiltonin pas

25 Mars, 2018 @12:05

Skuadra e Mercedesit ka fajësuar një gabim kompjuterik, derisa Sebastian Vettel ka tejkaluar Lewis Hamiltonin për të marrë fitoren e parë të stinorit në Formula 1, në garën për Çmimin e Madh të Australisë.

Një lëvizje strategjike në mes të garës, i dha fitoren gjermanit Vettel dhe Ferrarit sot.

Ferrari

Gjithçka kishte nisur mirë për Mercedesin, derisa Lewis Hamilton nisi nga pole-position dhe udhëhiqte garën.

Por, kur Williamsi i Sergiy Sirotkinit u dorëzua, safety-car virtual hyri në lojë.

Australian GP

Kimi Raikkonen përfundoi i treti, nën presion të vazhdueshëm nga Daniel Ricciardo, ndërsa Fernando Alonso kreu garën i pesti.

Hamilton pyeti nëse diçka ka bërë gabim ai. Por shefi i ekipit të Mercedesit, Totto Wolff, ka bërë të ditur se një problem softverik ka bërë që ata të mendojnë se Hamilton ka margjinë të mjaftueshme epërsie ndaj Vettelit.

“Më pas, në televizion e pamë që ai ishte shumë afër,” ka shtuar Wolff.

Lewis Hamilton tweet

Në anën tjetër, Vettel në fund të garës gjithçka e pat të qartë. “Natyrisht që kishim fat me safety-carin, por me të vërtetë ishte një garë për t’u kënaqur,” ka thënë fituesi i garës së parë të vitit në Formula 1.

Përndryshe, nëse ka tifozë të ish-kampionit të pensionuar befasisht, Nico Rosberg, ai ka qenë i pranishëm në garë në cilësinë e komentatorit dhe ka pasur mjaft interesim nga adhuruesit.

Nico Rosberg smile w fans



TOP 5 në Australian GP:

1 Sebastian VETTEL 25 pikë Ferrari
2 Lewis HAMILTON 18 pikë Mercedes
3 Kimi RAIKKONEN 15 pikë Ferrari
4 Daniel RICCIARDO 12 pikë Red Bull
5 Fernando ALONSO 10 pikë McLaren

XHUDO

Erza Muminoviqi e Flaka Loxha me medalje të argjendta në Sarajevë

Foto: Toni Kuka Facebook

24 Mars, 2018 @18:51

Me medalje të argjendta e kanë mbyllur ditën e sotme dy xhudistet...

XHUDO

Xhudistja serbe nuk pranon duelin, Flaka Loxha në finale

24 Mars, 2018 @14:12

Pasi përfaqësuesja serbe e hendbollit nuk pranoi të ndeshet me...

MEDIA

EHF dënon dhe diskualifikon Serbinë

23 Mars, 2018 @16:21

Pas anulimit të ndeshjes kualifikuese ndaj Kosovës, nga shteti...

RACE CALENDAR 2018

Kalendari i Formula 1 për vitin 2018

REUTERS/Arkiv

7 Dhjetor, 2017 @15:13

Në takimin e mbajtur sot në Këshilln Botëror të Motosporteve,...

MEXICAN GP

Hamilton kampion bote

29 Tetor, 2017 @22:47

Piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, është përsëri...

JAPAN GP

Hamilton fiton dhe ngrit epërsinë, Vettel me probleme

8 Tetor, 2017 @8:24

Lewis Hamilton është shumë afër që të fitojë titullin e...

MALAYSIA GP

Verstappen fiton garën e Malajzisë

1 Tetor, 2017 @10:03

Edhe pse Hamilton u nis nga Pole Position, gara e Malajzisë në...

MALAYSIA GP

Lewis Hamilton niset i pari në garën e Malajzisë

Foto: BBC

30 Shtator, 2017 @11:56

Dy javë pasi e krijoi epërsinë 28 pikëshe ndaj Vettelit në...

Të gjitha lajmet nga Formula 1