Të gjitha lajmet

DITARI NR.9 @ RIO 2016

Vijona!

Foto: Getty Images

Vijona!

Shkruan: Luan MORINA

13 Gusht, 2016 @13:37

Vijona Kryeziu do të dalë në shteg sot në ora 16. Ajo është në grupin e katërt të kualifikimeve në 400m me emra superiorë të kësaj discipline si Natasha Hastings e Christine Ohuruogu. Gjasat për gjysmëfinale janë jo të mëdha.

Një orë më herët, në grupin e dytë në kualifikimet 3000m me pengesa, Luiza Gega përfaqëson Shqipërinë me gjasa të mira për finale.

Dje, Musa Hajdari përfundoi rrethin e parë në 800m me kohë 1:48.41 duke u renditur i 34ti nga 58 vrapues. Vetëm 24 veta u kualifikuan për gjysmëfinale.

Ndërkohë, Izmir Smajlaj në kërcim së largu përfundoi i 21ti me 7.72m, duke mbetur 9 vende dhe 13 centimetra larg finales.

Sot mbarojnë garat në not ku janë katër nga 21 finalet e ditës. Finale ka edhe në peshëngritje, tenis – Monica Puig dhe Angelique Kerber, shenjëtari, e skermë. Mbarojnë garat edhe në trampolinë dhe lundrim. Ndërkohë atletika vazhdon me pesë finale, e çiklizmi në palestër me dy finale.

Mbrëmë në ndjekjen ekipore të meshkujve në këtë sport, Britania e Madhe bëri histori duke shkrirë epërsinë e Australisë në dy rrathët e fundit për të artën e pestë të Bradley Wiggins. Edhe femrat e Kinës shënuan rekorde para finales me Rusinë, të cilën e fituan pas të argjendtës në Londër.

Në finalen e shfaqjes ekipore, Gjermania fitoi të artën në sportin me kuaj para Britanisë së Madhe.

Në çdo Olimpiadë, SHBA-të ose kanë fituar të artën ose të argjendtën në futboll të femrave. Kampionet botërore u eliminuan mbrëmë në penallti nga Suedia. Në penallti fitoi edhe Brazili që mposhti Australinë që ka befasuar në këtë ngjarje. Gjermania e Kanadaja ishin më të mira se Kina e Franca.

Në hendboll malazezët kurorëzuan debaklin në këto lojëra, ndërkohë Dream Team amerikan mposhti Serbinë në basketboll. Del Potro, Nadal, Nishikori, e Murray do të ndajnë medaljet në tenis, derisa Kvitova e Keys do të luftojnë për të bronztën sot. Nadal fitoi të artën në dyshe të meshkujve me Lopez, derisa Hingis pret ta bën të njëjtën me Basczynskin sot.

Në garat ekipore sot, në hendboll Sllovenia pret Gjermaninë (14:30), Kroacia ndeshet me Francën dy orë më vonë, Danimarka me Katarin dikur para orës 20:00, dhe pak para orës 1, Suedia me Poloninë, për të përcaktuar çerekfinalistët. Në volejboll spikat ndeshja ndërmjet Polonisë dhe Rusisë në ora 20:00, dhe ajo ndërmjet Brazilit dhe Italisë në ora 3:35.

Derbi jug-amerikan në basketboll ndërmjet Argjentinës e Brazilit nis në ora 19:15, derisa Spanja me Lituaninë ndeshen në mesnatë. Sot zhvillohen edhe çerekfinalet e futbollit tek meshkujt me Portugalinë e Gjermaninë në ora 18:00, dhe Brazilin e Kolumbinë në ora 3:00.

XHUDO

Të artat e fundit për Francën

12 Gusht, 2016 @21:59

Kombëtarja e Francës ka siguruar dy medaljet e arta të fundi në...

ATLETIKË

Kinezët të artë në ecje

12 Gusht, 2016 @21:47

Kinezi Zhen Wang fitoi medaljen dytë olimpike në karrierë. Ai...

GJIMNASTIKË

MacLennan mbron titullin në trampolinë

12 Gusht, 2016 @21:43

Rosannagh MacLennan nga Kanadaja mbrojti titullin e fituar në...

SHIGJETARI

Dominim korean

12 Gusht, 2016 @21:31

Ku Bon-chan ka fituar medaljen e artë me një qitje 10she në fund...

LUNDRIM

Britanikët dominojnë në lundrim

12 Gusht, 2016 @21:25

Dy të arta u kanë takuar lundruesve britanikë në ditën e dytë...

SHENJËTARI

Kim Rhode me rekord

12 Gusht, 2016 @21:21

Ishte finale italiane ajo në disiplinën skeet në konkurrencën e...

OLIMPIKE

14 sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Olimpik Fest “Gyor 2017”

7 Qershor, 2017 @13:03

Komiteti Olimpik i Kosovës ka kompletuar emrat e 14 sportistëve të...

SPORTE TË REJA

Kosova me bejzboll e softboll

Foto: KOK

6 Qershor, 2017 @12:57

Në Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, dhe nën vëzhgimin e...

NGA MINISTRIA

Majlinda, Nora dhe trajneri Kuka, sot pranuan shpërblimet

31 Maj, 2017 @15:12

Sipas një njoftimi të Ministrisë përkatëse, është bërë e...

NË MAJE TË BOTËS

KA Prishtina arrin Mt Everestin

24 Maj, 2017 @12:18

Dy bjeshkatarët e Klubit Alpin Prishtina, Arineta Mula dhe Nazmi...

PARAGLLAJD BOTËRORI

Vlorë, fillon Kampionati Botëror ne Paragllajdizëm, diciplina precizion

5 Maj, 2017 @13:28

Sot me një ceremoni madhështore të përcjellur me shumë...

Të gjitha lajmet nga Të tjera