Të gjitha lajmet

PARAGLLAJD BOTËRORI

Vlorë, fillon Kampionati Botëror ne Paragllajdizëm, diciplina precizion

Vlorë, fillon Kampionati Botëror ne Paragllajdizëm, diciplina precizion

5 Maj, 2017 @14:28

Sot me një ceremoni madhështore të përcjellur me shumë aktivitete ajrore dhe shfaqje të shumta akrobatike filloi Kampionati Botëror në Paragllajdizëm në diciplinën e precizionit.

Është ky kampionati i 9 botëror me radhë për të cilin u tregua interesim i jashtëzakonshëm për pjesëmarrje, ku pas fazës së kualifikimeve arritën të kualifikohen gjithsej 25 shtete anëtare të Federatës Nderkomëtare Aeronautike - FAI.

Kosova në këtë kampionat botëror përfaqësohet nga 4 pilotët e sajë të paragllajdizmit të diciplinës precizion: Eduard Daci, Gëzim Statovci, Hizdri Gubetini dhe Petrit Mustafa, lider i ekipit kosovar është Avni Kuçi.

Kjo është hera e parë që pilotët kosovar do të marrin pjesë në një kampionat botëror, garë e kategorisë së parë (FAI CLASS1), që është gara kryesore e vitit në paragllajdizëm, precizion.

Në cilësinë e gjyqtarëve në këtë kampionat botëror janë të pranishëm edhe dy gjyqtarët kosovar të çertifikuar nga FAI, Alban Kurtishi dhe Xhelal Leskovci.

JOSHUA - KLITSCHKO

Joshua rrëzon 3 herë Klitschkon dhe fiton me nokaut

29 Prill, 2017 @23:44

Boksieri britanez, Anthony Joshua, është kampion i ri në...

RUSSIAN GP

Ferrari merr rendin e parë në Rusi

29 Prill, 2017 @15:23

Në garën e sotme për pole-position të Formula 1, Ferrari ka...

PARAGLLAJD

Ekipi i Kosovës shkëlqen në garën “Paragliding Accuracy World Cup” në Serbi!

27 Prill, 2017 @12:27

Historike ishte pjesëmarrja e ekipit Kosovar në serinë radhës të...

EUROPIANI U23/ PODGORICA 2017

Akil Gjakova, nënkampion europian

11 Nëntor, 2017 @18:21

Xhudisti i ri pejan, Akil Gjakova, ka arritur të merr medaljen e...

BOKS

I pamëshirshmi Joshua, fiton dhe mbron titujt

29 Tetor, 2017 @0:13

Me sukses është mbyllur edhe meçi i 20 në karrierë për Anthony...

ATLETIKË

Themelohet KA Lidhja e Prizrenit

24 Tetor, 2017 @8:39

Në Prizren është themeluar klubi i ri i atletikës, Lidhja e...

GOLF

Takim i rëndësishëm i golfistëve kosovarë me ata të diasporës

23 Tetor, 2017 @13:29

Me datat 21 dhe 22 tetor 2017 në Gjermani janë mbledhur për herë...

PËR TOKIO 2020

Lista e përfituesve të bursave olimpike

Foto: KOK

17 Tetor, 2017 @8:49

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka përzgjedhur 19 sportistë që...

Të gjitha lajmet nga Të tjera