Pas një ndeshje dramatike në gjysmën e dytë të lojës, Baltimore Ravens arrinë ta mbajnë epërsinë dhe të mbijetojnë (gati) rikthimin e San Francisco 49ers.
Spektakli më i madh sportiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Super Bowl XLVII, filloi me sulmet e sigurta të Baltimore Ravens (Korbat), të udhëhequrë nga Quarterback, Joe Flacco, i cili kompletoi 22 nga 33 pasime për 287 jardë me 3 Touchdown-a të kompletuara, kështu duke e siguruar titullin e MVP të ndeshjes.
Në anën tjetër të betejës, San Francisco 49ers e filluan ndeshjen në ndjekje e sipër të Ravens. Mbrojtja kokë-forte e ekipit nga Baltimore i detyroi 49ers të rrinë sa më larg fundit të fushës, të cilën ata arritën ta sulmojnë vetëm dy herë me anë të Field-goal, duke e përmbyllur gjysmën e parë të ndeshjes me rezultat 21-6 në favor të Korbave
Pjesa
Gjysma e dytë e ndeshjes filloi pa ndonjë dyshim në dominimin e Baltimore. Jacoby Jones theu rekoridin në Super Bowl duke e kthyer topin për 108-jarda nga kick-off dhe duke e ngritur edhe më tepër epërsinë në 28-6 në favor të Baltimore.
Colin Kaepernick, Quarterback në radhët e 49ers, nuk e gjeti formën e duhur që nga fillimi i ndeshjes, mirërpo kjo do të ndronte në gjysmën e dytë të ndeshjes ku ai kompletoi 16 nga 28 pasa për 302-jarda dhe 1 Touchdown.
Pas një ndërprerje të korrentit elektrik për rreth gjysmë ore në Mercedes-Benz Superdome, e gjitha do të ndërronte. San Francisco 49ers e shfrytëzuan këtë pritje për ti përforcuar radhët dhe për të tentuar për një rikthim historik. Epërsia u zvogëlua në 28-21 pas dy Touchdowns dhe një Field-goal nga ana e 49ers për të hyrë në çerekun e fundit të ndeshjes me një konkurrencë më të nivelizuar.
Rikthim (?)
Radhët e Baltimore veçse kishin filluar të humbnin hovin. Mbrojtja e 49ers tani më ishte këndellur. Pas nje Field-goal nga 19-jarda, Justin Tucker (Baltimore) e ngriti epërsinë në 31-21 derisa me 2:57 minuta në tabelë, 49ers QB Colin Kaepernick minimizoi udhëheqjen e Korbave në 31-29 për ta përgatitur tregimin për rikthim përallor me rreth 9 minuta lojë.
Me më pak se 5 minuta ndeshje, shutuesi Justin Tucker sërish shënon me Field-goal për 3 pikë për të udhëhequr me 34-29. Skenari do të ishte perfekt për rikthim dhe fitore të 49ers, mirëpo mbrojtja e Ravens eudhëhequr nga legjenda Ray Lewis e mbajtën 49ers larg Trofeut Vince Lombardi.
Kjo ishte fitorja e dytë në Super Bowl nga Baltimore Ravens (2000 fitorja e parë).
“Kjo është mënyra se si bëhet. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta përfunduar karierën.” — Komentet e Ray Lewis pas fitores. Kjo ishte ndeshja e tij e fundit në karierën e tij të suksesshme.
Gjëja më interesante e kësaj ndeshje ishte udhëheqja e të dy ekipeve finaliste nga dy vëllezër, John Harbaugh (49 vjeçar) për Baltimore Ravens dhe Jim Harbaugh (50) për San Francisco 49ers.
Pamarrëparasysh se cili vëlla fitoi, prindërit e John dhe Jim, si dhe gjithë familja e tyre duhet të jenë krenarë për arritjen e tyre.
Disa fakte rreth ndeshjes —
- Super Bowl i parë në histori me ekipe të udhëhequra nga vëllezer si krye-trajnerë
- Paraqitja pas 18-viteve e San Francisco 49ers në Super Bowl
- Paraqitja e dytë dhe fitorja e dytë e Baltimore Ravens në Super Bowl (e para në vitin 2000)
- Super Bowl i 10-të në New Orleans, i 7-ti në Superdome
| Përmbledhja e ndeshjes |
| Çereku 1 |
| SF 0-7 BAL |
(10:36) |
| SF 3-7 BAL |
(3:58) |
| Çereku 2 |
| SF 3-14 BAL |
(7:10) |
| SF 3-21 BAL |
(1:45) |
| SF 6-21 BAL |
(0:00) |
| Çereku 3 |
| SF 6-28 BAL |
(14:49) |
| SF 13-28 BAL |
(7:20) |
| SF 20-28 BAL |
(4:59) |
| SF 23-28 BAL |
(3:10) |
| Çereku 4 |
| SF 23-31 BAL |
(12:54) |
| SF 29-31 BAL |
(9:57) |
| SF 29-34 BAL |
(4:19) |
| SF 31-34 BAL |
(0:04) |
| Sezona (Jo)Perfekte e Baltimore Ravens 2013 |
| 1 |
Cincinnati Bengals |
FITORE |
44-13 |
| 2 |
Philadelphia Eagles |
- |
24-23 |
| 3 |
New England Patriots |
FITORE |
31-30 |
| 4 |
Cleveland Browns |
FITORE |
23-16 |
| 5 |
Kansas City Chiefs |
FITORE |
9-6 |
| 6 |
Dallas Cowboys |
FITORE |
31-29 |
| 7 |
Houston Texans |
- |
43-13 |
| 8 |
Cleveland Browns |
FITORE |
25-15 |
| 9 |
Oakland Raiders |
FITORE |
55-20 |
| 10 |
Pittsburgh Steelers |
FITORE |
13-10 |
| 11 |
San Diego Chargers |
FITORE |
16-13 |
| 12 |
Pittsburgh Steelers |
- |
23-20 |
| 13 |
Washington Redskins |
- |
31-28 |
| 14 |
Denver Broncos |
- |
34-17 |
| 15 |
New York Giants |
FITORE |
33-14 |
| 16 |
Cincinnati Bengals |
- |
23-17 |