Të gjitha lajmet

TREPÇA - YLLI

Ylli pa probleme në Mitrovicë

Foto: Arian Paçarizi / Borozani

Ylli pa probleme në Mitrovicë

13 Tetor, 2017 @19:30

Trepça
Golden Eagle Ylli
Trepça 78 : 115 Golden Eagle Ylli
Burim ZEKIQI 25 pikë Taylor BESSICK 24 pikë

Palestra "Minatori" - Mitrovicë

Në ndeshjen hapëse të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra e Yllit ka shënuar fitore të lehtë ndaj skuadrës së Trepçës në Mitrovicë.

Therandasit diferencën në rezultat e bën që nga çereku i parë, i cili përfundoi me rezultat të thellë 11-31, derisa më pas çdo gjë u bë më e lehtë dhe takimi u mbyll me rezultatin përfundimtar 78-115 në të mirë të Yllit. Mysafirët ishin më të mirë në të gjithë çerekët e ndeshjes dhe fituesi nuk ishte në dyshim për asnjë moment gjatë gjithë takimit.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Përveç basketbollistit Taylor Bessick që realizoi double-double me 24 pikë e 13 kërcime, për t’u përmendur nga ky takim te skuadra e Yllit është basketbollisti Arif Mehmeti, i cili sonte shënoi plot 22 pikë, ndërsa 19 prej tyre i shënoi vetëm në pjesën e parë (12 prej tyre nga 4 trepikësha). Në anën tjetër, te Trepça e përbërë plotësisht nga lojtarë vendor, u veçua Burim Zekiqi me 25 pikë, 6 kërcime e 3 asistime.

Pas 3 xhirove, Ylli ka 2 fitore e 1 humbje, derisa mitrovicasit kanë 3 humbje.

TREPÇA - YLLI

Epërsi e thellë e Yllit pas 20 minutave

Foto: BOROZANI

13 Tetor, 2017 @18:42

Pas 20 minutave lojë në Mitrovicë, skuadra e Yllit ka krijuar...

TERMINET E XHIROS II TE FEMRAT

Prishtina-Bashkimi, dueli i xhiros së dytë te femrat

13 Tetor, 2017 @14:27

FBK ka publikuar terminet e xhiros së dytë të Ligës së Femrave...

ORARI I NDESHJEVE

Të dielën, nis Liga e Parë

BOROZANI/A.P.

13 Tetor, 2017 @13:54

Këtë të dielë, më 15 tetor nis Liga e Parë e Kosovës në...

UNICAJA MALAGA - FENERBAHCE

Kampioni nis me humbje, pëson në fund

Foto: euroleague.net

13 Tetor, 2017 @10:22

Kampioni aktual i Euroligës, Fenerbahçe, e nisi stinorit të ri me...

ANADOLU EFES - REAL MADRID

Doncic shkëlqen, Real nis me fitore në Euroligë

12 Tetor, 2017 @21:46

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, e nisi me fitore edicionin e ri të...

TERMINET E XHIROS IV

Ylli-Bashkimi, nesër hap xhiron IV

19 Tetor, 2017 @14:52

Janë përcaktuar terminet për xhiron e katërt të Superligës së...

INFORMATORI NR 3 I SUPERLIGËS

Gjobë për trajnerin e Pejës dhe lojtarin e Yllit

17 Tetor, 2017 @15:40

Xhiroja e tretë ka përfunduar në Superligë, ndërsa pas...

PAS VETËM 3 XHIROVE

3 xhiro, vetëm një skuadër e pamposhtur

16 Tetor, 2017 @13:46

Pas vetëm tre xhirove të para në Superligë të Kosovës në...

BOREA-PEJA

Peja mposht Borean në derbin lokal

14 Tetor, 2017 @21:25

Një performancë e jashtëzakonshme e Pejës në çerekun e tretë...

PJESA E PARË: BOREA-PEJA

Borea në epërsi ndaj Pejës

14 Tetor, 2017 @20:17

Skuadra debutuese në Superligë, Borea, ka prëfunduar pjesën e...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga