Të gjitha lajmet

KEVIN BROWN dhe TRAE ANDERSON

Ylli shton 2 të huaj në skuadër

Kevin Brown, njëri nga përforcimet e Yllit/ Foto: blijesak.info

Ylli shton 2 të huaj në skuadër

10 Janar, 2017 @22:46

Vetëm disa ditë pasi që iu largua lojtari më i dalluar i ekipit gjatë pjesës vjeshtore të kampionatit, Urim Zenelaj, ndërsa sot u zyrtarizua te Rahoveci edhe organizatori i dalluar, Altin Morina, ekipi i Yllit të Suharekës mësohet se ka arritur marrëveshje me dy basketbollistë amerikanë.

Zyrtarë të klubit suharekas kanë bërë të ditur për Borozani.com se kanë arritur marrëveshje me playmakerin Kevin Brown dhe alon Trae Anderson.

Brown së fundi ka qenë pjesë e ekipit elit boshnjak, Siroki. Ai është 190 centimetra i gjatë dhe 25 vjeç. Në ekipin boshnjak ai ka pasur mesatare prej 10.2 pikëve për ndeshje, 2.1 asistimeve dhe 2.8 kërcimeve.

Mediat boshnjake kanë bërë të ditur se Brown është larguar nga Siroki për shkak se ka qenë i pakënaqur me statusin e tij në ekipin e Sirokit.

Brown

Para Sirokit, Brown ka qenë pjesë e Zrinjskit.

Në anën tjetër, aloja Trae Anderson do të kalojë për herë të parë oqeanin Atlantik dhe do të zbarkojë në Suharekë.

Ai është 196 centimetra i gjatë dhe peshon 107 kilogramë. Së fundi ka qenë pjesë e ekipit Eastern Illinois University Panthers në NCAA1.

Në stinorin 2015/16 Anderson ka zhvilluar 30 ndeshje për këtë ekip dhe ka pasur mesatare prej 23.7 minutash për ndeshje aty. Ndërsa ka realizuar 14.7 pikë për ndeshje, 1.8 asistime dhe 5.2 kërcime për ndeshje.

Anderson

Ylli është aktualisht në vend të pestë të Superligës me bilanc 6-8 nga 14 ndeshje të zhvilluara në vjeshtë.

Ekipi suharekas do të provojë me tërë fuqinë që ka që të befasojë ndonjërën nga skuadrat e katërshes së madhe për të shpresuar në Play-Off të Superligës.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Ylli do t’ia nis pjesës së dytë të stinorit në Superligë në derbi ndaj Pejës. Ndeshja do të zhvillohet në “13 qershori” të Suharekës, ndërsa pritet të luhet brenda datave 21-22 janar 2017.

Dyshja në fjalë pritet të arrijnë në Kosovë më 15 janar 2017.

SIGAL PRISHTINA

Si debutuan përforcimet e Prishtinës?!

Pamje nga ndeshja e sontme Sigal Prishtina 86-94 Beroe/ Foto: balkanleague.net

10 Janar, 2017 @22:20

Tre përforcimet e janarit të Sigal Prishtinës patën rast që të...

PAS NDESHJES

Rashica: Ndoshta gabova me Zenelajn!

Andin Rashica, trajneri i KB Prishtina që e udhëhoqi skuadrën ndaj Beroes./ BOROZANI.COM

10 Janar, 2017 @21:25

Trajneri Andin Rashica, i cili e udhëhoqi skuadrën e Sigal...

SIGAL PRISHTINA - BEROE

Prishtina mposhtet pas vazhdimeve nga Beroe

10 Janar, 2017 @20:47

Ndeshja dramatike e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të...

PËRFORCIM TE VRESHTARËT

Altin Morina kalon te Rahoveci

BOROZANI/Arkiv

10 Janar, 2017 @20:39

Basketbollisti i deritashëm i Ylli të Suharekës, Altin Morina,...

LIVE: KOHA E RREGULLT

Fituesi përcaktohet në vazhdime

10 Janar, 2017 @20:30

Ka përfunduar pjesa e rregullt e ndeshjes Sigal Prishtina - Beroe me...

LIVE: ÇEREKU I TRETË

Kthehet Prishtina, pritet dramë në çerekun e katërt

balkanleague.net

10 Janar, 2017 @20:13

Sigal Prishtina është kthyer në lojë, duke treguar paraqitje më...

LIVE: ÇEREKU I DYTË

Beroe shkëputet në rezultat

balkanleague.net

10 Janar, 2017 @19:35

Skuadra bullgare, Beroe, ka shkuar në pushim me 12 pikë epërsi,...

LIVE: ÇEREKU I PARË

Epërsia për Prishtinën

balkanleague.net

10 Janar, 2017 @19:17

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes Sigal Prishtina - Beroe,...

BIBL

Pesëshet e para: Sigal Prishtina - Beroe

Foto: Facebook/ KB Prishtina

10 Janar, 2017 @18:51

Pesëshet e para janë përcaktuar kështu: SIGAL PRISHTINA: Granit...

BIBL

Livestream: Sigal Prishtina - Beroe

Foto: Facebook/ KB Prishtina

10 Janar, 2017 @18:37

Ndeshjen Sigal Prishtina - Beroe, mund ta shikoni në webfaqen...

TOP 10 @ GAMEWEEK 19

TOP 10 performancat e xhiros XIX në Superligë

Beq Kovaçi, KB Vëllaznimi/ BOROZANI/ A. Paçarizi

28 Shkurt, 2017 @8:47

Në listën e dhjetë performancave më të mira të xhiros së XIX...

YLLI I BASHKIMIT

Kejuan Johnson në Argjentinë

Kejuan Johnson, ishte më i miri te KB Bashkimi gjatë vjeshtës në Superligë dhe BIBL/ BOROZANI/ A. Paçariizi

27 Shkurt, 2017 @12:23

Basketbollisti më i mirë i Bashkimit gjatë pjesës vjeshtore të...

RAHOVECI - PEJA

“Deja vu” e para dy ditëve

KB Peja/ Korniza

26 Shkurt, 2017 @20:21

Sikurse dy ditë më parë, në ndeshjen që u luajt në mes të...

LIVE: PJESA E PARË

Peja bindëse në pjesën e parë

26 Shkurt, 2017 @19:33

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Rahoveci-Peja, që po...

MIQËSORE

Borea mposht Vëllaznimin në miqësore

26 Shkurt, 2017 @18:51

Skuadra e Ligës së Parë, Borea, që po kërkon Superligën që në...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga