Qendërmbrojtësi i Bayern Munchen, Holger Badstuber, do të mund të mungojë deri në dhjetë muaj për shkak të lëndimit në gju.
Lexo më shumë →
SOT — e Enjte, 23 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.
Gonzalo Higuain ia ka çelë derën vetes për të dalë nga Real Madridi. Cilat janë planet e Real Madridit për stinorin e ardhshëm?!
Spanjolli në Gjermani, Javi Martinez, që është rekord transferi i ndonjë klubi gjerman ka treguar se si janë ndjerë futbollistët pasi që kanë kuptuar se Lionel Messi nuk do të paraqitet në ndeshje.
Trajneri i Bayern Munchenit, Jupp Heynckes, ka treguar se sa mirë e njeh futbollin spanjoll dhe taktikat e përgatitura për ndeshje ndaj Barcelonës.
Shënuesi i golit të parë të Bayern Munchenit sonte, Arjen Robben, ka lartësuar skuadrën e tij pas paraqitjes fantastike ndaj Barcelonës.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, që shënoi autogol sonte ndaj Bayernit, menjëherë pas ndeshjes ka thënë se as Lionel Messi sonte nuk do të kishte mundur t'i ndryshonte gjërat.
Sonte s'kishte asgjë nga një Barcelonë e famshme. Vetëm fanellat e lojtarëve katalonas të kujtonin në Barcelonën - asgjë tjetër. Bayern për të dytën herë radhazi në finale të Ligës së Kampionëve.
Para ndeshjes së madhe në mes të Barcelona dhe Bayern München në Camp Nou, menaxherët nuk i kursyen mendimet e tyre rreth prognozës së lojës. Sado që të jenë të matura këto mendime, ato tregojnë për një shpirt luftarak në...
Eurosport paraqet disa nga statistikat para ndeshjes kthyese në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Barcelona dhe Bayern Münich.
Barcelona ka konfirmuar se për shkak të lëndimeve, nuk do t'i ketë në dispozicion sonte dy futbollistë, Sergio Busquets dhe Eric Abidal.
Barcelona do të kërkojë që të rikthejë nderin e përdhosur sonte ndaj Bayern Munchenit në Camp Nou.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, pas ndeshjes ka vajtuar që ekipi i tij nuk shënoi më heret.
Mesfushori gjerman i Borussia Dortmundit, ka thënë se skuadra e tij ende nuk mendon për finale!
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se është marre të humbasësh kështu, duke aluduar në dy ndeshjet ndaj Borussia Dortmundit.
Borussia Dortmund, përkundër etheve në 15 minutat e fundit të takimit, e meritoi finalen. Kjo është finalja e parë për milionerët, pas 15 viteve.
Real Madrid është zgjuar shumë vonë nga gjumi në gjysmëfinale ndaj Borussia Dortmundit. Madrilenët kanë arritur të shënojnë dy herë pas minutës së 80-të ndaj gjermanëve, të pamjaftueshmë për finale.
Skuadrat spanjolle sonte ia nisin misionit të tyre të pamundur ndaj gjermanëve. Real Madrid pret Borussia Dortmundin në Santiago Bernabeu me tre gola decifit.
Ish futbollisti dhe trajneri i Real Madridit, gjermani Bernd Schuster beson se klubi mbretëror do të mund të kthejë ndeshjen në Santiago Bernabeu dhe të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve.
Legjenda e gjallë e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, ka paralajmëruar se Barcelona do të provojë çdo trik për të mposhtur Bayernin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Kreu i Tottenham Hotspur, ka thënë se nëse dikush e dëshiron Gareth Bale-in, duhet të thyejë rekordin botëror të dëmshpërblimit për ta transferuar atë.
Edhe e përditshmja e afërt me Real Madridin, Marca, ka humbur besimin që madrilenët mund të kthejnë ndeshjen pas performancës së sontme të Borussia Dortmundit.
Sonte ishte nata e Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak i Borussia Dortmundit shënoi katër herë për ta mposhtur Real Madridin me rezultat të thellë 4-1.
Njëra ndër humbjet më të thella të Barcelonës në Europë, ajo e mbrëmshja ndaj Bayernit - nuk i kishte ndodhur katalonasve që nga viti 1997, kur u mposhtën 4-0, për herë të fundit dhe atë si vendas.
Trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, insiston se skuadra e tij është e gatshme për ballafaqim me Real Madridin. Madrilenët në anën tjetër e konsiderojnë, si ndeshje të rëndësishme! Sonte gjysmëfinalja e radhës...
Bayern Muncheni e copëtoi Barcelonën në katër pjesë. Bavarezët i turpëruan katalonasit duke i mposhtur me rezultat të thellë 4-0.
Sonte kthehen ethet e Ligës së Kampionëve. Kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munchen, pret Barcelonën në Allianz Arena.
Sulmuesi i Barcelonës, argjentinasi Lionel Messi i ka kaluar plotësisht lëndimi dhe është 100% i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Bayern Munchen.
Fitorja e mbrëmshme e Borussia Monchengladbachut, e ka afruar Granit Xhakën në zonën e Ligës së Kampionëve. Xhaka ka qenë 90 minuta në fushë dhe kontributi i tij u vlerësua lartë në ndeshje.
Serie A duhet të bëj ndërrime radikale nëse asnjë ekip i saj nuk mund të konkurrojë për trofe në Europë. Ish kapiteni legjendar i Milanit dhe i përfaqësueses italane, Paolo Maldini, kërkon sukses nga klubet italiane.
Ja edhe përballjet e shumëpritura të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Rruga për Wembley duhet të kalohet kështu.
Para shortit të së premtes në Ligë të Kampionëve. Dy skuadra spanjolle dhe dy gjermane. A do të ketë përballje të një vendi apo jo? Kush sa herë ka fituar deri më sot Ligën e Kampionëve?
Me kalim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona ka shënuar edhe një rekord në këtë garë.
Barcelona sonte ka vërtetuar se me Lionel Messin dhe pa te është ekip tjetër. Paris St Germain është përshëndetur denjësisht nga Liga e Kampionëve, duke mos pësuar nga Barcelona në dy ndeshje.
Sikurse ndeshja e parë në Mynih, edhe ndeshja e dytë në Torino përfundoi me rezultat 2-0 për Bayernin. Golat e shënuara nga Mandzukic dhe Pizarro ia shuan ëndrrën europiane të Juventusit.
Shënuesi i golit të parë për Malagën mbrëmë, Joaquin, mendon se kreu i UEFA-së, Michel Platini, është përzier në humbjen e skuadrs së tij mbrëmë në Dortmund.
Pronari i Malagas nga Katari ka thënë se klubi i tij është eliminuar dramatikisht nga Liga e Kampionëve për shkak të racizmit!
Barcelona hyn në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së pas fitores 5-0 ndaj Mallorcas. Paris St Germain udhëton për befasi.
Shumë pak herë Juventusi në dy vitet e fundit është deklasuar sikurse në Munchen javën e kaluar. A do të kenë forcë bianconerët të dalin në gjysmëfinale duke e eliminuar Bayern Munchen?!
Deri më sot, një numër i madh i ekipeve të Ligës së Kampionëve, që kanë eliminuar ekipin e Didier Drogbës, kanë fituar Ligën e Kampionëve. A do të ndodh kjo edhe me Real Madridin këtë stinor!?
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka përshëndetur pasionin e tifozëve të Galatasarayit në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
Dy gola në minutat shtesë të ndeshjes ia dhuruan Borussia Dortmundit një fitore si në ëndërr për kualifikim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Galatasaray ka treguar madhështinë e saj në Turk Telekom Arena duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 3-2, mirëpo rezultati i ndeshjes së parë bëri që madrilenët të shkojnë tutje.
Borussia Dortmund shpreson që t'i jap fund ëndrrës europiane të Malagas në Ligë të Kampionëve. Debutuesja, Malaga, asnjëherë s'dorëzohet.
Detyra e Galatasarayit është kolosale. Tre gola duhet t'ia japin Real Madridit duke mos pranuar asnjë, vetëm sa për të siguruar vazhdimet! E pamundur! Apo shpresa vdes e fundit?
Klubi i Barcelonës i është ankuar përmes një shkrese UEFA-së në lidhje me vendimet e referit në ndeshje të Ligës së Kampionëve ndaj Paris St Germainit.
Shtëpia europiane e futbollit, UEFA, ka përcaktuar datat për shortin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.
Lionel Messi nuk ndalet as nga lëndimet. Makina Messi do të mungojë në ndeshje ndaj Mallorcas për të qenë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Paris St Germain.
Pas humbjes 3-0 nga Real Madridi në ndeshjen e mbrëmshme, trajneri i Galatasarayit, Fatih Terim, ka thënë se referi u frikësua nga Real Madridi.
Mesfushori qendor i Real Madridit, Xabi Alonso, është treguar i matur pas ndeshjes përkundër fitores së thellë ndaj Galatasarayit.
Mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit, mallkon rastet e humbura në ndeshje ndaj Malagës.
Malaga ka vazhduar me rezultate befasuese në Ligën e Kampionëve. Përkundër se Borussia e Dortmundit shihej favorit, spanjollët nuk u dorëzuan.
Nicolas Anelka pas paraqitjes së mbrëmshme me fanellën e Juventusit e ka arritur Zlatan Ibrahimovicin në paraqitje me skuadra të ndryshme në Ligë të Kampionëve. Tashmë të dy kanë ndërruar nga 6 ekipe në këtë garë.
Basketbollisti spanjoll i Barcelona Regal, Juan Carlos Navarro, është bërë lojtari i parë në histori të Euroleague-së që ka arritur shifrën e 3000 pikëve të shënuara.
Skuadra angleze, Newcastle United, ka gjithsej 10 futbollistë françez në përbërjen e saj, ndërsa pesë prej tyre janë transferuar vetëm në këtë afat kalimtar të janarit.
Me transferimin e Edgar Çanit në Catania, numri i futbollistëve shqiptarë në Serie A, duke përfshirë edhe ata që nuk luajnë për kombëtaren shqiptare, është ngritur në 13.