SOT — e Shtune, 18 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale. About Borozani.com

Jordy Smith

(RedBull)


20 Janar, 2013 @21:15


E plotësuar:
24 Shkurt, 2013 @11:29


SHPËRNDAJ

Jordy Smith

Rangu i të parit në botë reflektoi atë që të gjithë veçse e dinin. Super-ylli i ri i sërfit, Jordy Smith dominon me vetëm 24 vjet moshë.

Smith e vendosi vetë në pozitën e juniorëve më të mirë qysh në vitin 2003 kur fitoi Quiksilver ISA World Junior Championships (U16) në qytetin e tij në Durban, Afrikë Jugore.

Mirërpo, para këtyre sukseseve, Jordy provoi sërf në moshën e njomë atëbotë kur ishte vetëm 3-vjeç, kur babi i tij, poashtu sërfer, mori Jordy-n në valë për herë të parë. Natyrisht, vogëlushi mësoi shpejtë dhe në moshën e tinejxherit kuptoi si sërfi ishte thirrja e tij.

Sportist natyral, Jordy poashtu ishte përzgjedhur të luaj në skuadrën e futbollit për Afrikën Jugore, si dhe kishte pasur rastin të luaj në Angli, por ai i refuzoi të gjitha këto për tu koncentruar në sërf.

"...babi im mi mësoi të gjitha dhe më motivoi më shumë se kushdo tjetër." — Smith


Për vitet e reja të mësimit, ai thot: — "Më fascinojnë Martin Potter dhe Shaun Thomson (kampionët nga qyteti i tij, Durban), por babi im mi mësoi të gjitha dhe më motivoi më shumë se kushdo tjetër."

Si duket sërfi është në gjene: Motra e Jordy-t, Casey, është numër #1 në rangun e femrave juniore. (RedBull)




Jordy Smith





About Borozani.com

TË FUNDIT