MAGAZINA

La Joya me Dybalamask!

Paulo Dybala

La Joya me Dybalamask!

12 Prill, 2017 @13:53

Deklarata më e rëdësishme e aktualisht 23 vjeçarit argjentinas është: “Nuk jam Messi i ri”. Njeriu që i tregoi botës së futbollit se ka potencial për të arritur majet botërore të futbollit në ndeshjen Juventus-Barcelona, ka qenë i qartë kur u pat pyet muaj më parë nga mediat.

“Askush s’mund të bëhet Messi ose Maradona i ri, kështu që as unë nuk mund të bëhem. Unë jam Paulo Dybala dhe dëshiroj të mbetem kështu.” - kanë qenë fjalët e tij.

Dybala @ Palermo

Në muajin e 11-të të këtij viti, Dybala do t’i mbush të 24-tat, ndërsa me atë që po tregon te Juventusi duket shumë më i pjekur. E për ata që nuk e përcjellin Serie A-në, u njoftua në ndeshjen e famshme me Barcelonën ku shënoi 2 herë.

Paulo Dybala është argjentinas. Ndërsa gjyshi i tij ka ikur gjatë luftës së dytë botërore nga Polonia ku u martua me gjyshen e tij që vinte nga Italia. Boleslaw Dybala gjyshi dhe Da Messa gjyshja. Emigrantja nga rrethina e Napolit dhe emigranti nga Krasniow, krijuan familjen në Amerikë Latine për të arritur te adhuruesit e futbollit, së fundmi, një supertalent.

Dybala @ Instituto

E nisi karrierën te Instituto dhe shpejt u kap nga kreu i Palermos, që ‘gjuan’ nëpër Argjentinë. Për ata që e ndjekin rregullisht Serie A-në dhe e kanë parë atë me fanellën pembe të Palermos, nuk ka pasur dyshim që sulmuesi në fjalë një ditë do të jetë në një ekip të madh.

E dy vite më parë, atij i erdhi ftesa edhe nga reprezentacioni i Argjentinës. Paramendojeni konkurrencën aty: Gonzalo Higuan, Lionel Messi, Sergio Aguero, të tjerë që dalin në ndërkohë dhe Dybala!

Dybala @ Juve

Ai ka nofkën “La Joya” - që dmth gur i çmuar. U rrit i vetëm, pasi që u desht të bëhet futbollist profesionist dhe u bë luftarak duke arritur që në moshën 17 vjeçare, ku theu rekordin e legjendës argjentinase Mario Kempes te Instituto i Cordobës, duke shënuar 17 gola në moshë të re.

“Kemi siguruar shërbimet e Sergio Agueros së ri,” - kishte thënë Mauro Zamparini kur pagoi 12 milionë euro për te, për ta sjellë te Palermoja në vitin 2012.

Kur shënon, Dybala e bën maskën me duar në fytyrën e tij, që tashmë njihet si Dybalamask.

“Ajo është maska ime. Maskë gladiatorësh! Kur jam në situatë të vështirë, bëj maskën luftarake për tu bërë më i fortë, pa humbur buzëqeshjen dhe lumturinë,” shpjegon sulmuesi për të cilin Juventus pagoi mbi 30 milionë euro kur e solli në radhët e veta.

Dybala @ Argentina

Borozani.com