Stafi

{title}

Redaksia dhe teknologjia e Borozani.com

Mbi Borozani.com

Mediumi sportiv Borozani.com transmeton lajme të sakta nga të gjitha sferat e sportit vendor dhe botëror.

Borozani.com i jep rëndësi posaçërisht sportit vendor dhe inkurajon të gjitha Federatat si dhe sportistët e klubet që të shkruajnë në info@borozani.com për çdo aktivitet të tyre.



Stafi

Me një staf serioz dhe kualitativ, Borozani.com është i dedikuar në estetikën e krijimit të lajmit, duke marrë parasysh shkrimin pa gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe, fotografimin e ngjarjeve me rëndësi në sportin vendor dhe bisedat ekskluzive me sportistët dhe të gjithë ata që kanë të bëjnë me sportin.



Dizajni dhe Teknologjia

Dizajni, ndërtimi, dhe teknologjia mbështetet nga stafi profesional i boldUnderline. llc në Prishtinë. Ky staf përbëhet nga dizajnerë dhe programerë me eksperiencë shumëvjeçare në tregun vendor dhe botëror.



Argëtimi për vizitorë

Ne organizojmë edhe lojëra shpërblyese me ide origjinale, sipas garës. Me lojën shpërblyese EURO 2012, Champions League Fantasy Football dhe BKT CUP 2013 vetëm se e kemi vërtetuar seriozitetin dhe besnikërinë ndaj shfletuesëve të faqes sonë, të cilët i falenderojmë shumë për çdo klikim që e bëjnë.



Dedikimi

Ne do të tentojmë që të përmirësohemi vazhdimisht, prandaj çdo sygjerim, kritikë apo çfarëdo qoftë që keni për të na rekomanduar — ju mirëpresim në e-mailin tonë.



Bashkpunimi

Borozani.com bashkëpunon edhe me gjigantin global medial Reuters, prej të cilit kemi të drejtën e botimit të fotografive ekskluzive nga të gjitha ngjarjet më të mëdha në botën e sportit.



Rrjetet Sociale

Ne jemi edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, ku i mbajmë të freskët dashamirët e sportit përmes faqeve tona te këto rrjete të popullarizuara.


Borozani.com të gjithë artikujt e vetë i ka të mbrojtura sipas ligjit në fuqi të Republikës së Kosovës, ashtu edhe fotografitë, prandaj çdo keqpërdorim i tyre, kopjim, riprodhim ose tentim tjetër i publikimit të tyre pa të drejtë autoriale, dënohet sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës dhe do të raportohet në Komisionin e Pavarur për Media (KPM).

"Borozani", "Borozani.com", "B", dhe "Boria e kaltër (vuvuzela)" janë marka të regjistruara. Për çdo ri-produkim të logos na kontaktoni paraprakisht.



Rregullat e postimit

Borozani.com e inkurajon shpërndarjen e lajmit të mirë. Për ta realizuar këtë, çdo entitet mediatik duhet t'i përmbahet këtyre rregullave:

  • Në asnjë rast lajmi nuk mundet të kopjohet dhe si i tillë të postohet (fjalë-për-fjalë) — edhe nëse citohet Borozani.com
  • Nëse lajmi mirret nga Borozani.com, lajmi duhet të citohet në fund të artikullit në mënyrën si vijon "/Borozani.com"
  • Deklaratat dhe kuotimet e përmendura nga Borozani.com mund të përdorën duke e cituar Borozani.com
  • Asnjëra nga fotot në Borozani.com nuk mund të ri-postohet, në asnjë rast.

Për çdo paqartësi rreth regullave, na kontaktoni paraprakisht për t'iu shmangur çdo hapi ligjor.



Sponzorimi dhe mbështetja

Borozani.com ofron një gamë cilësore për kompanitë dhe reklamuesit. Duke e shërbyer një treg të gjërë të sport-dashësve, Borozani.com ofron cilësi në reklamimin e produkteve dhe kompanive të ndryshme. Na kontaktoni, për më shumë rreth mundësive reklamuese dhe ofertave speciale.



Kontakti

Borozani.com c/o boldUnderline. llc
Telefoni: +377(0)44120000
Email: info@borozani.com

Borozani.com