SOT — e Shtune, 18 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Arrin finalen e tetë

Rafael Nadal mbetet supermen i terreneve me zallë. Ai ka arritur në finalen e Roma Masters duke e mposhtur Tomas Berdych-in në gjysmëfinale 6-2 dhe 6-4. Lexo më shumë →

Dorëzohen serbët!

Federata e Hendbollit të Serbisë është dorëzuar karshi presionit të Federatës Europiane që të mos e organizojë finalen e Kupës së Serbisë në Kosovë. Lexo më shumë →

40BunarFest në Prizren

Një sport ekstrem i llojit të veçantë, mbahet në Prizren. 40BunarFest ka paralajmëruar edicionin e nëntë me 1 dhe 2 qershor. Lexo më shumë →

Gati për duel

Matjet zyrtare përfundojnë, ndërsa lufta për titull mbahet nesër. A do të arrijë Vladimir Klitschko të mbrojë titullin e më të mirit në kategorinë e rëndë?
Lexo më shumë →

XHUDO

Majlinda e bronztë në Hungari

Majlinda Kelmendi përkundër se vlerësohej favorite për medalje të artë, u desht të kënaqet me atë të bronztë në Kampionatin Europian të senioreve në xhudo.

HENDBOLL

EHF-ja shuplakë Serbisë

Federata Europiane e Hendbollit nuk lejon Federatën e Serbisë që të organizojë garat përfundimtare të Kupës në territor të Kosovës, siç kishte planifikuar ajo.

MARATONË

Fituesit e Londrës

Fituesit e maratonës së Londrës në konkurrencën e meshkujve dhe femrave pozojnë para gazetarëve.

WBO

Mposhtet Haxhi Krasniqi

Boksieri kosovar, me pashaportë gjermane, Haxhi Krasniqi, është mposhtur në meçin ndaj uellsianit, Nathan Cleverly.

X-FIGHTERS

Torres fiton në Dubai

Spanjolli Dany Torres u shpall fitues i ndalesës së dytë të Kampionatit Botëror Red Bull X-Fighters, në Dubai, para 13,000 spektatorësh dhe ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa.

PLAKU

Kreu garën, përkundër bombës

Bill Iffrig, 78 vjeç, është rrëzuar në tokë pas eksplodimit të parë të bombës në maratonën e Bostonit, por është ngritur në këmbë dhe e ka përfunduar garën, përkundër të gjithave.

BOSTON

Mbi 100 të plagosur

Dy eksplodimet e mbrëmshme në Boston kanë marrë jetën e tre personave dhe kanë lënë të plagosur mbi 100 persona.

BOSTON

Dy eksplodime në maratonë!

Së paku dy persona kanë vdekur sot në përfundim të maratonës së Bostonit, kur u dëgjuan dy eksplodime. Të plagosur janë së paku 22 persona.

UFC

Latifi nis me disfatë

Ilir Latifi, luftëtar i arteve marciale, ka filluar karrierën e tij në UFC (Ultimate Fighting Championship) me disfatë.

BOKS

Tatli refuzon Don Kingun

Kosovar Edis Tatli refuzon një ndeshje boksi të ofruar nga promoteri i famshëm, Don King.

QATAR GP

Lorenzo ia nis mbarë

Kampioni aktual dhe i dysfishtë botëror në Moto GP, spanjolli Jorge Lorenzo, ka filluar stinorin me fitore. Italiani, Valentino Rossi, arriti i dyti në cak.

QATAR GP

Lorenzo paralajmëron

Jorge Lorenzo me Yamahanë e tij, ka dalë i pari në betejën me bashkëngasësin nga Tech 3 Yamaha, Cal Crutchlow dhe Valention Rossi në stërvitjet e para të stinorit të ri në Moto GP.

E PARA NË BOTË

Majlinda historike

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, edhe zyrtarisht del në vendin e parë të ranglistës botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

MAJLINDA

Majlinda, e para në botë!

Majlinda Kelmendi pritet të dalë në vendin e parë të ranglistës botërore të xhudos në kategorinë e saj pas triumfit në Turqi.

ALPINIZËM

Me 80 vjet në Mt Everest

Alpinsti 80 vjeçar japonez, Yuichiro Miura, tenton të thejë rekordin botëror të njeriut më të moshuar që ka pushtuar Himalajet. Ai këtë e ka bërë dy herë deri më tani, derisa ka kaluar katër operacione në zemër.

XHUDO

Majlinda mahnitëse, e artë

Sot është dita e Kosovës. Pas basketbollistëve edhe xhudistja Majlinda Kelmendi kthehet me medalje të artë në Kosovë.

SCARDUS

Fitojnë të huajt në Brezovicë

Pas garës së sllallomit paralel, këtë fundjavë Scardus ka mbajtur edhe garën në skijim dhe snowboard kros. Shikoni listën e fituesve në këto disciplina të mbajtura fundjavën që shkoi në Brezovicë.

WBA

Kosovari Tatli, kampion

Boksieri kosovar Edis Tatli ka fituar titullin interkontinental në WBA mbrëmë.

SKI

Pupovci pushton Brezovicën

Dje në Brezovicë ka përfunduar edicioni i dytë i garës së skijimit në disciplinën e sllallomit paralel.

TOUR DE FRANCE

100 vjet në pedale!

Gara më prestigjioze e çiklizmit në botë, Tour de France, ka publikuar videon promovuese të saj, që do të mbahet sivjet për herë të njëqindtë. (VIDEO)

BJESHKATARI

Bjeshkatarët e vitit

Në Kuvendin Vjetor të mbajtur sot në Prishtinë Federata Bjeshktare-Alpiniste e Kosovës ka shpalluar bjeshkatarët më të mirë të vitit si dhe ka shpërndarë mirënjohje për më meritorët.

PISTORIUS

Vret të dashurën!

Policia jugafrikane ka arrestuar paraolimpikun e famshëm Oscar Pistorius për shkak se dyshohet që e ka vrarë të dashurën.

NFL

World Champions

Pas një ndeshje dramatike në gjysmën e dytë të lojës, Baltimore Ravens arrinë ta mbajnë epërsinë dhe të mbijetojnë (gati) rikthimin e San Francisco 49ers.

SPANJA '13

Më të mirët e hendbollit!

Pas përfundimit të Kampionatit të XXIII Botëror të Hendbollit, nuk ka vonuar edhe shpallja e individëve më të mirë si dhe ekipit të kampionatit.

SPANJA

Kampionë edhe në hendboll

Spanja vendase trimufoi ndaj Danimarkës në finalen e Kampionatit Botëror të Hendbollit për t'u shpallë edhe në hendboll kampion!

HENDBOLL

Kroacia e bronztë

Kroacia duke e mposhtur Slloveninë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Hendbollit.

HENDBOLL

Danezët rrënuan Kroacinë

Danimarka ka arritur fitore shumë më të lehtë se sa që ka pritur ndaj kroatëve në gjysmëfinalen e dy ekipeve të pamposhtura deri sot në Kampionatin Botëror të Hendbollit.

HENDBOLL

Spanja në finale

Spanja ka arritur të kualifikohet në finale të Kampionatit Botëror të Hendbollit duke e mposhtur befasinë e kampionatit Slloveninë.

HENDBOLL

Dueli i të pamposhturve

Pas ndeshjeve fantastike në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Hendbollit, sonte janë në program gjysmëfinalet.

DOPING

Armstrong, turpi i sportit

Tenisti numër një në botë, Novak Djokovic, ka kritikuar ashpër ish kampionin e shtatëfishtë të Tour de France, Lance Armstrong.

DOPESTRONG

Ora e së vërtetës

Intervista ekskluzive e Lance Armstrong me Oprah Winfrey në OWN Network. (VIDEO)

DOPE-STRONG

Armstrong pranon fajin

Burime të cilat kanë kërkuar të mbeten anonime i kanë treguar mediave amerikane se çiklisti Lance Armstrong ka pranuar se ka përdorur mjete stimuluese gjatë karrierës së tij.

rikthimi

Rrëfimi i Lance Armstrong?

Sipas burimeve të ndryshme, Lance Armstrong do të rrëfehet para Oprah Winfrey në emisionin që do të transmetohet të enjten mbrëma.

KOHA NDAN ÇMIMET

Majlinda supersportiste!

Grupi Koha i cili jep tradicionalisht çmimet e sportistëve dhe skuadrave të vitit, Majlinda Kelmendin e zgjodhi si supersportiste e vitit.

KINË

Gati për festën e skijimit

Kinezët sot janë duke e bërë një punë që rrallëkush tjetër në botë mund ta bëj. Mirëpo për ata kjo punë është tradicionale.

MUHAMMED ALI

Shiten dorëzat e legjendës

Ish boksieri legjendar, Muhammed Ali, i ka shitur dorëzat e tij në një ankand për rreth 770 mijë dollarë.

CHALLENGE CUP

Fitore europiane e Prishtinës

Hendbollistët e Prishtinës kanë arritur të shënojnë fitoren e parë europiane dhe me gjasa të mëdha që të kalojnë në raundin tjetër të garave Challenge Cup.

ATLETIKË

Usain Bolt, atleti i vitit

Sprinteri nga Xhamajka është zgjedhur atleti i vitit nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, sot në Barcelonë. Ndërsa në kategorinë e femrave, më e mira doli të jetë atletja amerikane, Allyson Felix.

BOKS

Meçi i radhës me 26 dhjetor

Dy herë kampioni i Europës në WBO, boksieri shqiptar, Nuri Seferi, meçin e radhës do ta ketë me 26 dhjetor në qytetin e Bernit, në Zvicër.

MOTO GP

Lorenzo ia nis festës

Njeriu që arriti ta mbrojë titullin e kampionit në Moto GP, spanjolli Jorge Lorenzo, ka arritur në Barcelonë ku ka hasur në një pritje madhështore nga tifozët.

BOKS

Fillon boksi në Libi

Pas 33 vjetësh ia nis boksi në Libi. Që prej vitit 1979 ky sport ka qenë i ndaluar në Libi me urdhërin e ish liderit të këtij vendi afrikan, Muammar Gaddafi.

MOTO GP

Lorenzo fiton titullin

Ngasësi i Yamahasë, Jorge Lorenzo, ka marrë titullin e dytë të Moto GP.

PARAGLIDE

Islami fiton edhe në Gostivar

Në etapën e dytë të fluturimeve të lira mbarëkombëtare, Xhonatan Islami arriti ta ruajë vendin e parë në tabelën e përgjithshme duke dalë i pari edhe në Gostivar.

PARAGLIDE

Vazhdojnë fluturimet shqip

Sonte bëhet hapja e etapës së dytë të kampionatit të dytë kombëtarë në fluturime të lira. Nesër mbahet raundi i parë dhe i dytë i fluturimeve.





About Borozani.com

FOTO GALERI

ANALIZA EKSKLUZIVE

FOTO STATS

FOTO LAJM

në fokus

PORTRET

TIFO

Numra

6

Nicolas Anelka pas paraqitjes së mbrëmshme me fanellën e Juventusit e ka arritur Zlatan Ibrahimovicin në paraqitje me skuadra të ndryshme në Ligë të Kampionëve. Tashmë të dy kanë ndërruar nga 6 ekipe në këtë garë.

3,000

Basketbollisti spanjoll i Barcelona Regal, Juan Carlos Navarro, është bërë lojtari i parë në histori të Euroleague-së që ka arritur shifrën e 3000 pikëve të shënuara.

10

Skuadra angleze, Newcastle United, ka gjithsej 10 futbollistë françez në përbërjen e saj, ndërsa pesë prej tyre janë transferuar vetëm në këtë afat kalimtar të janarit.

13

Me transferimin e Edgar Çanit në Catania, numri i futbollistëve shqiptarë në Serie A, duke përfshirë edhe ata që nuk luajnë për kombëtaren shqiptare, është ngritur në 13.